Media dhe rezistenca

Kur mendoja këto ditë rreth medieve dhe rezistencës, duke u përpjekur të përkufizohem në ngjarjet e fundme të këtushme, mendova që puna është aq e qartë sa që mund të përshkruhet me anagram: Në Maqedoni ka media me goma të shfryra dhe rezistencë pa ekzistencë.

Por, për të mos ngelur ky anagram i pashpjeguar do më duhet që edhe me disa fjali tjera të mundohem ta sqaroj, ekzistimin apo mosekzistimin e medieve dhe të rezistencës, dhe, vetëm mosekzistimin, e ndërlidhjes mes tyre.

Fjalia e parë është rreth opinionit në Maqedoni si arenë, vend dhe hapësirë ku media dhe rezistenca veprojnë dhe takohen. Opinioni, mendimi publik në Maqedoni është i ndarë, i varfëruar e i kontaminuar mbi shumë baza dhe me etatizim gjithnjë e më prezent të medieve. Por, për këtë shkak dhe për një sërë probleme tjera, opinioni publik nuk është i tërësishëm. Kjo edhe është problemi primar i tij.

Mandej, vijnë mediet, të cilat për shkak të varfërimit të tyre, të mosvërejtjes të opinionit të ndarë, gradualisht kthehen në mediume që për shkak të moskontinuitetit, jokonsistencës dhe jokompletshmërisë gradualisht shndërrohen në media sektare. Ose, thënë më saktësisht, në media që ndjekin vetëm një opinion të pjesshëm, sikur sipas parimit të sekteve, të cilat primare e kanë pikërisht një opinion të tillë intern. Ashtu ata, ngadalë por sigurt, duke mos pasur depërtim, ngecin në kufijtë të cilat ju imponohen nga kontekstet e ndryshme etnike, religjioze, kulturore etj. Ose edhe nga tabutë, siç është rasti me disa ngjarje të freskëta e të cilat nga një mosmbulim mediatik aq i madh dhe mungesë të informatave për to, bëhen tabu. Mu si një automobil me goma të shfryra, i cili edhe pse kalon një pjesë të rrugës, është me shpejtësi të humbur dhe me një pikë ndalimi të caktuar, në të cilën do ndalet.

Rezistenca nga ana tjetër vuan nga ajo se mediet janë të jotërësishme, media sektare pa anëtarë të sektit, nga ndarja dhe jokompletshmëria e përgjithshme e opinionit, por dhe të vet rezistencës. Ashtu, si mediet flenë dhe zgjohen në një Maqedoni të tyren, ashtu edhe rezistenca, që në përmasa të mëdha është e ndarë, deri në individualitet e atomizuar, zgjohet në Maqedonitë e veta.

Kur këtu të shtojmë faktin që rezistenca në Maqedoni jo që është e lidhur, por ndonjëherë është me varshmëri nga organizatat qytetare e joqeveritare, atëherë shohim që rezistenca përballet edhe me rreptësi burokratike. Përveç komforit kalkulantesk, drejtë të cilit anojnë pjesa më e madhe e intelektualëve dhe individëve tjerë, me vetëzgjedhje apo pasi, më parë, ishin të lënë pas dore, nga mediet, ojq-të dhe e gjithë rezistenca.

Prandaj, edhe pse kishte disa përpjekje, në Maqedoni ende nuk kemi, por nuk është vonë që ta bëjmë, një medie të plotë të tërësishme, qoftë edhe të varfër. Media  e cila gjithsesi do t’i ndihmon rezistencës qoftë edhe vetëm me arkivimin e tërësishëm të marrëzisë dhe kontaminimit të opinionit. 

Zgjidhja qëndron në medie më unitare dhe te rezistenca e hapur për inkluzivitetin. Nëse ka një masë që është dëshmuar si e drejtë për matjen e suksesit të ndryshimeve, emancipimit, revolucionit ose lëvizjeve, është inkluziviteti. 

Zgjidhja jonë këtu duhet ta ketë fokusin, konsistencën, inkluzivitetin ose të mbaroj me vargun e Majakovskit, i cili thërriste në mbarim me rreptësinë burokratike: të mbajmë një mbledhje, në të cilën do u japim fund të gjitha mbledhjeve. Kështu edhe ne duhet ta bëjmë një sekt të tërësishëm, që do i përfshijë të gjitha sektet e patërësishme në media dhe rezistencë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button