Ekspozitë për deportimin e hebrenjëve nga Maqedonia në Poloni

Ekspozitë me temë “Deportimi i hebrenjëve nga Maqedonia në Treblinka – 1943” do të hapet sot në Muzeun në Treblinka, Poloni, nga ana e delegacionit të Qendrës memoriale të holokaustit të hebrenjëve nga Maqedonia.

Në këtë ditë para 73 viteve ka arritur transporti i fundit me hebrenjë nga Maqedonia, i cili është nisur nga Monopoli i Shkupit në Treblinka.

Ekspozita është vepër e Qendrës memoriale të holokaustit të hebrenjëve nga Maqedonia, ndërsa prezantimi i ekspozitës në Poloni është në organizim të Qendrës memoriale të holokaustit të hebrenjëve nga Maqedonia, Ambasada e RM-së në Varshavë dhe Muzeumi në Treblinka.

Më 11 mars 1943 me evidencë paraprakisht të bërë sistematike, hebrenjtë janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre që të dërgohen në Treblinka.

Monopoli në Shkup ishte adaptuar si tranzit – logor. Pas 11 ditëve, në kushte të këqija në depotë e kombinatit të duhanit me 22 mars të vitit 1943 u nis kompozicioni i parë drejt kampit nazist Treblinka. Pas atij vijuan edhe dy transporte tjera. Gjatë atyre ditëve janë deportuar 7.144 hebrenjë – burra gra dhe fëmijë. Askush prej tyre nuk është kthyer. Ky numër paraqet 98 për qind nga popullata hebrenje në Maqedoni.

Ekspozita do të jetë e hapur dy muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button