Bixhozi do të ndalohet afër shkollave dhe xhamive

Qytetarët e Kosovës edhe më tutje do të mund ta provojnë fatin e tyre në bastore, kasino, e lojëra tjera, përderisa nuk ndryshohet Ligji për Lojërat e Fatit.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka votuar pro rekomandimit të futjes së një amendamenti të ri në këtë ligj më të cilin do të mbylleshin të gjitha këto subjekte.

Por, tani për tani Administrata Tatimore e Kosovës nuk e ka ndërmend të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend.

E gjitha çka do të bëjë ATK është respektimin e ligjit për mbylljen e këtyre lojërave në afër të objekteve edukativo-arsimore , shkolla dhe institucioneve kulturore dhe fetare, xhamitë.

Kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Lojërat e Fatit, Naser Osmani, ka thënë për Tribuna se ligji nuk është duke u zbatuar aspak nga pronarët e lojërave të fatit.

Ai për këtë gjendje përgjegjëse e ka bërë ATK-në që sipas tij, në afërsi të objektit të ATK-së madje është lejuar hapja e një numër të madh i lojërave të fatit.

Lajme të ngjashme

Back to top button