Vendos jashtë lokalit frigoriferin për të ushqyer të pastrehët

Pronarja e një restoranti në Indi vendosi të nxjerrë jashtë lokalit të tij një frigorifer ku ajo do të vendosë ushqimet e mbetura të ditës në lokal për tia dhuruar të varfërve dhe të pastrehëve.

Frigoriferi quhet “nanma maram”, që do të thotë “Pema e Zotit” dhe Minu Pauline, pronarja e restorantit Pappadavada në Kochi, në jug të Indisë thotë se është kontributi i saj për të luftuar varfërinë.

“Nëse nuk do të bëja asgjë, asgjë nuk do të ndodhte” tha ajo.

Më vonë iniciativës së saj i janë bashkuar dhe shumë njerëz të tjerë të komunitetit.

Pauline, vetëm 28 vjeçe u frymëzua për të vendosur frigoriferin jashtë pasi pa një grua që po kërkonte ushqim në kazanët e saj të plehrave.

“Ishte shumë e trishtueshme” i tha ajo The Independent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button