Autizmi, historia e 5-vjeçarit që u jep shpresë të gjithë familjeve (VIDEO)

Jamarbëri është vetëm 5 vjeç dhe pothuajse e ka fituar betejën me autizmin. Ishte tre vjeç kur prindërit konstatuan çrregulime të spektrit autik, por me shumë kurajo ata ia dolën, njofton TCH.

“Unë quhem Arbër. Kam mësuar vjersha te kopshti. Unë kam një vëlla”, thotë Jamarbri.

“Fillimet me Jamarbërin kanë qënë shumë të vështirë në të gjitha drejtimet. Por me kalimin e kohës me ndihmën e terapisë ne i ndjemë ndryshimet shumë shpejt, po të them që dy tre muajt e parë”, shprehet i ati i tij, Kujtim Hoxha.

Babai i Jamarbërit u bën thirrje prindërve që kanë fëmijët me çrregullime të spektrit autik të mos demoralizohen por të përpiqen fort për t’i futur ata në terapi sa më herët që ta konstatojnë atë.

Në ditën ndërkombëtare të autizmit qytetarët e Tiranës janë solidarizuar duke marrë pjesë në maratonën “Vrapo për autizmin”.

Bashkia e Tiranës ka kontribuar me fonde për trajnerët dhe mësuesit që merren me fëmijët autikë.

Qytetarët që kanë marrë pjesë në këtë maratonë, duke blerë bluza kanë kontribuarr sado pak për të mbështetur këta fëmijë dhe prindërit tyre.

“Është një betejë e kushtueshme dhe çdo qytetar që sot ka kontribuar, si ata që vrapuan, si ata që treguan durim e mirësjellje në trafik, besoj se janë senibilizuar. Më vjen mirë që disa milionë lekë janë mbledhur sot. Ne si bashki do të ndihmojmë. Tashmë kemi alokuar dis fonde për shoqata që merren direkt me terapinë e fëmijëve autikë”, tha Erion Veliaj, kreu i bashkisë së Tiranës.

Organizimi i kësaj maratonë solli një kaos në rrugët e Tiranës, gjatë paradites së të shtunës. Qindra mjete mbeten të bllokuara deri në mesditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button