Ahmeti: Çfarë do të ndodhë më tutje e di vetëm unë dhe askush tjetër!

Drejtuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk u prononcua para kamerave lidhur me vendimin e tij për tërheqjen e ministrave dhe zëvendësministrave prej Qeverisë.

Paraprakisht, në bisedë me gazetarët, Sekretari Gjeneral i Partisë, Abdilaqim Ademi tha se BDI nuk largohet nga Qeveria, por vetëm do të rifreskojë ekipin.

Por këto fjalë nuk i konfirmoi Ahmeti, duke shtuar se kumtesa e lëshuar, është qëndrimi i BDI-së. I pyetur nga TV21 se cili do të jetë hapi i radhës i BDI-së, Ahmeti tha se atë gjë vetëm ai e din dhe askush tjetër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button