Tabanoc, refugjatët ankohen për mungesë të ushqimit

Refugjatët në kampin e Tabanocit vazhdojnë të qëndrojnë në kushte të vështira. Ata ankohen edhe për mungesë të ushqimit dhe hapësirës në të cilën janë vendosur. Kjo gjendje mbretëron tash e disa javë.

Ata për Alsat M thon se në një kontejner janë të vendosur 3 apo 4 familje, pastaj ju mungojnë vendet adekuate për pastrim si dhe ankohen për ushqimin, që siç thonë ata nuk është i mjaftueshëm.

“Nuk kemi për të ngrënë, edhe ato çka na ofrojnë janë të njëjtat ushqime për çdo ditë, nuk kemi kushte për të fjet, na mungojnë tualetet, nuk kemi vende të posaçme për pastrim”, tha një refugjat.

Për gjendjen e rëndë me të cilat po përballen refugjatët në kampin e Tabanocit flasin edhe shoqatat humanitare. Por nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se vazhdimisht punohet për përmirësimin e kushteve për emigrantët.

“Ka mungesë të ushqimit, tani refugjatëve u jepet vetëm ushqim i thatë, si biskota,çokollata të ndryshme, momentalisht është ndërprerë sjellja e ushqimit të lëngshëm apo të gatua”, deklaroi Avni Saliu, LEGIS.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button