Nesër fillon debati në Kuvend për buxhetin e vitit 2014

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pritet nesër në kuadër të seancë së 80-të ta fillojë debatin pesëditor për Propozimin e plotësuar të buxhetit për vitin 2014.Arka shtetërore për vitin e ardhshëm do të jetë 176,5 miliardë denarë. Të ardhurat janë planifikuar në 158 miliardë e 243 milionë, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind dhe do të financohet nga burime vendore dhe të huaja. Rritja e BPV-së është projektuar në 3,2 për qind, ndërsa inflacioni prej 3,3 për qind. Niveli i deficitit buxhetor, sipas projeksioneve, do të jetë 3,5 për qind.

Propozim-buxheti për vitin 2014 i është dorëzuar Qeverisë së bashku me raportin nga Komisioni për financim dhe buxhet për amendamentet e pranuara, të shqyrtuara dhe të parashtruara. Në afatin dhjet ditor, i cili u tregua si i pamjaftueshëm, Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet pranoi pesë nga 684 amendamentet e parashtruara. Në afatin prej dhjet ditësh për debatin për amendamentet Komisioni arriti të shqyrtojë vetëm 291 amendamente. Seanca e  80-të e Kuvendit ka 78 pika në rend dite. 

Lajme të ngjashme

Back to top button