Çfarë arsyetimi na dha BDI, dhe si më tej?

Paqartësi hasim në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila kishte për qëllim dhe detyrim ndaj opinionit të shpjegojë se pse pesë ministrat e kësaj partie të premten dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre në Qeverinë e Maqedonisë.

Nga kjo që BDI në një kumtesë të gjatë e sqaron, mund të kuptohet se kjo parti është e revoltuar dhe paraqitet viktimë nga mosveprimi i duhur institucional për të:

  • zbardhur krimet, korrupsionin si dhe përcaktimin e përgjegjësisë për çdo keqbërje – duke u bazuar në mijëra përgjimet e paligjshme të cilat për hir të së vërtetës dhe sipas Prokurorisë Publike Speciale (PSP) janë bërë nga vet funksionarë të Maqedonisë
  • për të parandaluar shpërndarjen e materialeve në duar të kriminelëve të cilët më pas kanë ri-montuar dhe falsifikuar ato me qëllim shantazhimi të funksionarëve të BDI-së.

Pasi që BDI distancohet nga kriza dhe shpallet viktimë nga ky keq-menaxhim institucional thotë që ka tërhequr ministrat nga Qeveria, duke mos toleruar kështu: degjenerim të mëtejmë të procesit, cenim të gjykimit të sovranit, instalim në skenën të poltronistëve të nëntokës.

Portalb.mk kërkoi sqarim konkret nga kjo parti:

  • Si nuk do të lejojnë degjenerimin e mëtejmë të procesit?
  • Cilat janë hapat e ardhshme të partisë?
  • A është BDI për Qeveri ekspertësh?
  • Mos vallë do të emërtohen ministra të rinj?
  • Cili është qëndrimi i BDI-së për zgjedhjet e 5 qershorit, do të marrin apo jo pjesë në to?
  • Kërkuam sqarim edhe për këtë paragraf:
    “Por, për arsye të së mirës së përbashkët të shoqërisë, procesin e reformimit sistemor do ta çojmë deri në fund sepse vetëm zbatimi i reformave e bën këtë vend më të qëndrueshëm dhe jo peng të fabrikantëve dhe krimineleve në nëntokë dhe në politikë.”
  • Për çfarë reformimi flitet kur BDI qartë thotë që procesi është i komprometuar?
  • Si mendon ta çojë kjo parti deri në fund këtë proces?
  • A kanë marrëveshje me VMRO-në për të betonuar datën e zgjedhjeve me 5 qershor?
  • A është ky vendim me konsultën e ndërkombëtareve- garantues të Marrëveshjes së Përzhinës?

BDI kërkon veprim nga Prokuroria dhe Ministria e Brendshme, të arrestohen falsifikuesit ndërsa paralajmëron dalje nga kontrolli të situatës me fjalët ”nuk merr asnjë përgjegjësi të vetme për daljen e situatës nga kontrolli institucional dhe mundësisë së zbatimit individual të gjyqësisë dhe drejtësisë.”

  • Në këtë lind pyetja, tani funksionarët e BDI-së mund të dalin nga kontrolli duke marrë masa më radikale?

Më tej, BDI thotë që nuk ka krim dhe keqpërdorim të detyrës nga ana e funksionarëve të saj prandaj dalin në pah këto biseda të fabrikuara që sipas tyre bëhen nga “qarqe të caktuara që nuk ia duan të mirën BDI-së, si mjet i fundit për ta luftuar besimin e palëkundur të shqiptarëve ndaj BDI-së dhe për ta dobësuar faktorin politik shqiptar në Maqedoni”.

Nga Qendra për informim të BDI-së për redaksinë e Portalb.mk dje thanë që në ditët në vijim do të japin më shumë detaje ndërsa tani për tani do të mbesin pas asaj që është thënë në komunikatë.

LEXO MË SHUMË PËR TEMËN
BDI shpjegon pse vendosi të del nga Qeveria
Si komentohet veprimi i BDI-së nga aspekti juridik?
Përgjimet apo betonimi i zgjedhjeve së 5 qershorit? Çka e tërhoqi BDI-në nga Qeveria!?
Prokuroria hapë lëndë për përgjimet e funksionarëve të BDI-së

Ja si e cilësojnë partitë politike vendimin e BDI-së
A ka marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-së për vendimin e mbrëmshëm? Ja çfarë thotë Kotevski
LSDM reagon për tërheqjen e ministrave të BDI-së

Lëvizja Besa: BDI ia bëri shërbimin e fundit VMRO-DPMNE-së
Trajanov: BDI e lëshoi qeverinë sepse nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhjet e 5 qershorit
Prokuroria Speciale reagon për rastin e publikimit të përgjimeve të funksionarëve të BDI-së

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button