Prokuroria Speciale reagon për rastin e publikimit të përgjimeve të funksionarëve të BDI-së

Prokuroria Publike Speciale (PSP) e dënon aktin e publikimit të materialeve të përgjuara të bisedave private, të cilat e cenojnë integritetin, dinjitetin dhe moralin e personave të caktuar. Kështu kanë reaguar me një kumtesë nga Prokuroria Speciale duke aluduar në lidhje me publikimin e bisedave telefonike, që siç thonë publikuesit janë, mes deputetes së BDI-së Ermira Mehmetit dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së, Musa Xhaferit, njofton Portalb.

Prokuroria Speciale njoftoi se për rastin në fjalë ka nisur procedurë parahetimore, ndërkaq shtojnë se kjo vepër penale dënohet me ligj, edhe atë prej 1 deri në 5 vjet burg.

“Prokuroria Publike Speciale njofton se ka nisur procedurë parahetimore për bisedat private të cilat janë publikuar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e PSP-së.

Nga PSP bëjnë thirrje te të gjithë ata që kanë materiale të tilla t’i denoncojnë në organet kompetente, ndërkaq nga Kuvendi i R.M.-së përsëri kërkojnë që t’i respektojë rekomandimet e Komisionit të Venedikut, transmeton Portalb.

PSP, ashtu siç shkruhet në kumtesën e tyre, sot ka paraqitur iniciativë për sjelljen e ligjit dhe për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve e cila iniciativë del si rezultat i nevojës për ta caktuar kompetencat e Prokurorisë Speciale në procedurën për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe është në drejtim të eliminimit të mundësisë për paraqitjen e pengesave të shumta në punën e kësaj Prokurorie. Në këtë drejtim, vlerësojmë se sjellja e këtij ligji, do të sigurojë implementim të plotë autonomisë së kësaj Prokurorie gjatë hetimit të veprave penale që kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme”, thuhet në njoftimin e PSP-së. /Portalb

LEXO: Prokuroria hapë lëndë për përgjimet e funksionarëve të BDI-së

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button