LSDM reagon për tërheqjen e ministrave të BDI-së

“BDI, me vendimin për tërheqjen e ministrave nga Qeveria, po e komplikon dhe ndërlikon edhe më tepër krizën në Republikën e Maqedonisë. BDI në mënyrë të njëanshme e lëshon Qeverinë e formuar sipas Marrëveshjes së Përzhinos, për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike në Maqedoni”, kështu kanë reaguar nga partia e bllokut maqedonas, LSDM, në lidhje me vendimin e kryesisë së BDI-së për t’i tërhequr nga Qeveria ministrat e tyre, njofton Portalb.

Nga LSDM, rikujtojnë që gjatë periudhës kur janë publikuar të ashtuquajturat “bomba” apo materialet e përgjuara, BDI asnjëherë nuk ka reaguar për përgjegjësi. Madje, siç shtojnë nga LSDM, as nuk i ka bërë thirrje partnerit të tyre politik VMRO-DPMNE që të mbajnë përgjegjësi, transmeton Portalb.

“LSDM i dënon ashpër publikimet e materialeve që e prekin privatësinë e qytetarëve dhe jetën personale të tyre. Rikujtojmë se një pjesë e përgjimeve të paligjshme kanë janë sjellë në LSDM, por LSDM, asnjëherë nuk ka lejuar që të rrezikohet privatësia e qytetarëve. E gjithë ajo që është publikuar është në interes publik dhe përballje me qeverisjen kriminale të koalicionit partiak në pushtet. Kërkojmë që të gjithë ata që posedojnë materiale dhe inçizime t’i dorëzojnë deri te institucionet kompetente dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet t’i ndërmarrin masat e duhura”, përfundojnë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button