“Most” kërkon ndryshime të ligjit për shkurtimin e afateve për pastrimin e Listës Zgjedhore

Organizata Joqeveritare “Most”, me qëllim që të përshpejtimit të procedurave administrative për kontrollimin e të dhënave jokonzistente dhe për kontroll në terren të grupit të dytë me të dhëna jokozistentente kërkon ndryshim të ligjit për vendbanim dhe për vendbanim të përkohshëm, për letërnjoftim, për procedurë të përgjithshme administrative dhe ligjit për kontestet administrative, njofton Portalb.

“Në bazë të dispozitave aktuale ligjore, janë të duhura rreth 20 dit për mbarimin e procedurës për anulimin e letërnjoftimit dhe vendbanimit, ndërkaq nëse qytetari paraqet ankesë dhe më pas ngre kontest administrativ, procedura mund të prolongohet për më shumë se 1 vit. Në këto afate nuk është e paraparë koha kur më parë do t’i duhet MPB-së që t’i kryej kontrollet administrative dhe ato në terren të këtyre votuesve, që të konstatohet se a mund të ngritet procedurë për anulimin e vendbanimit dhe letërnjoftimit”, thonë nga OJQ MOST.

“Me ndryshimet e ligjit, nga MOST thonë që, e gjithë procedura për fshirjen e votuesve eventual kontestues nga Lista Zgjedhore, do të ishte shkurtuar për 70 ditë. Në këto 70 ditë nuk është llogaritur koha në të cilën më parë do t’i duhet MPB-së për t’i kryer kontrollet administrative dhe në terren të këtyre votuesve që të konstatojë se a mund të ngrit procedurë për anulimin e vendbanimit dhe letërnjoftimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button