A ka marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-së për vendimin e mbrëmshëm? Ja çfarë thotë Kotevski

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen se dorëheqjet e ministrave të BDI-së nga Qeveria a janë marrëveshje politike mes partive. Sipas tij, edhe me, edhe pa, dorëheqjet, zgjedhje më 5 qershor do të ketë, transmeton Portalb.

Në pyetjen se a ka pasur marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ai shkurt ka thënë se kur do të ketë asi vendimi nga VMRO-DPMNE, ai do ta shpalosë, por nuk mund të thotë asgjë për vendime partiake të BDI-së.

“Nuk kam koment ende, më mirë pyetni vet ata”, tha shkurt Kotevski.

Sipas tij, VMRO-DPMNE, nuk duhet ta sqarojë vendimin e BDI-së edhe pse në publik dolën dyshime se ka pasur marrëveshje paraprake mes dy partive. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button