Ivon: Nëse doni investime britanike duhet ti theksoni avantazhet e juaja

Saktësisht javën e kaluar në Britani isha me ekipin tuaj dhe mendoj se në Britani nuk ka mjaft njohuri për kushtet që Maqedonia i ofron si destinim investimi. 

Nëse doni të tërhiqni investime britanike, duhet të theksohen avantazhet e tregut maqedonas dhe ekonomisë si dhe biznes kushteve. Këtë në një intervistë për javoren “Kapital” e thotë ambasadori britanik në vend, Kristofer Ivon. 

“Në një mënyrë sigurisht janë këto ,, roud- shout” për publikun e atjeshëm, të përbërë nga biznesmenë për të prezantuar vendin. 

Bisedova me disa prej biznesmenëve që ishin atje dhe, pas prezantimeve interaktive, u ishte shumë më qartë se çfarë ofron Maqedonia për investim”, konsideron Ivon. Në pyetjen a mund të pritet që investitorët britanik të tregojnë interes më të madh për investime në Maqedoni gjatë periudhës vijuese, Ivon me përgjigje: 

“Shpresoj, megjithatë duhet të pyetni investitorët si ata shohin në këtë, sepse ata shohin dy gjëra.E para është cili treg është më i mirë, më konkurrues në krahasim me tregjet e tjera, kurse e dyta është, përveç kalkulimeve financiare gjithmonë është e rëndësishme edhe klima politike, qeverisja e së drejtës dhe reforma e administratës publike, sistemi gjyqësor. 

Sepse, nëse ata vendosin të investojnë, atëherë bëhen shfrytëzues të shërbimeve të vendit dhe në këtë mënyrë kjo i prek drejtpërdrejt. Prandaj duhet të ekzistojë një balancë të vet për atë që e ofron aspektin ekonomik në një anë dhe praktik, aspekti administrativ nga ana tjetër”, ka thënë Ivon. 

Lajme të ngjashme

Back to top button