Shaqiri në Serie A, por jo te Interi

Xherdan Shaqiri pritet të rikthehet në Serinë A. Mediat italiane shkruajnë për tentativa nga klubi i Milanit që futbollisti me origjinë kosovare që luan për Stoke Cityn, të rikthehet në Milano.


Sipas portalit të njohur ‘calciomercakoweb’, njohja e Galianit me futbollistin, apo eksperienca e tij e mëparshme në Itali me Interin (në vitin 2015), mund të kthejë futbollistin te kuqezinjtë, shkruan “Panorama Sport”.

“Milani është gati të vërë bast për ‘ringjalljen’ e lojtarit: Shaqiri ka talent, shpejtësi, driblon me një thjeshtësi dhe është interpretues ideal i 4-3-3 i Eusebio Di Francesco (ky i fundit flitet si njëri prej kandidatëve të mundshëm pas Mihajloviçit te kuqezinjtë)”.

“Vështirë që klubi anglez të lejojë largimin e tij duke para paraqitjen e mirë në Premier Ligë, por Milani do dëshiron ta provojë. Ndoshta më pak se 17 milionë euro të investuara nga Stoke Siti vitin e kaluar”,-shkruan portali italian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button