Si komentohet veprimi i BDI-së nga aspekti juridik?

Vendimi i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që t’i tërheqë ministrat në Qeverinë e Maqedonisë dhe t’i shqyrtojë politikat e saj në ditët në vazhdim është praktikë e re në politikën e Maqedonisë për të cilën, ligjvënësi nuk parasheh vendim, njofton Portalb.

Askush sot në mëngjes nuk di të thotë se në Maqedoni a ka tani Qeveri funksionale, kush udhëheqë me shtetin, a është ende kryeministri, Emil Dimitriev, i obliguar dhe kompetent për t’i organizuar zgjedhjet apo ajo i ngelet kryetarit të Kuvendit ose kryetarit të shtetit i cili ka kompetenca të mbrojtjes (komandanti suprem) dhe politikës së jashtme.

Edhe më shumë është e paqartë deklarata e BDI-së se partia ka vendosur t’i “tërheqë” ministrat, ndërkaq jo “të del nga Qeveria”, “ta lëshojë koalicionit”, ose funksionarët “të japin dorëheqje” nga funksionet e deritanishme.

Më së afërmi, për këtë që ndodhi mbrëmë, sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, është e paraparë sipas nenit 94 në të cilin qëndron se nëse kryetari i Qeverisë propozon shpërbërje të më shumë se 1/3 të anëtarëve të përbërjes primare, Kuvendi vendosë si do të krijohet Qeverinë e re, transmeton Portalb.

BDI në Qeveri nga 26 ministra resorë ka nëntë ministra që është 1/3 e përbërjes së përgjithshme.

Sipas nenit 90 të, kryetari i shtetit të Republikës së Maqedonisë në këtë rast do të duhet patjetër që në afat prej 10 ditëve krijim e Qeverisë t’ia lë partive që kanë shumicë në Kuvend, transmeton Portalb.

Qeveria, pastaj e zgjedhë Kuvendin me shumë të votave parlamentare nga numri i përgjithshëm.

Në mbledhjen e mbrëmshme të BDI-së, përveç vendimit për tërheqjen e ministrave nga Qeveria, kryesia e BDI-së konfirmoi se kryetari Ali Ahmetit ka kompetenca të plota që të sjellë vendime për hapat e mëtejme të partisë.

“Partia e riafirmoi ligjin statutor që ta autorizojë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti që të vendosë për veprimet e mëtejshme të BDI-së. Bashkimi Demokratik për Integrim, në ditët në vijim do t’i informojë komunitetin ndërkombëtarë dhe lokal për politikat e mëtejshme”, shkruhet në kumtesën e BDI-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button