Trajanov: BDI e lëshoi qeverinë sepse nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhjet e 5 qershorit

“Vendimi i BDI-së nuk është që të sigurojë zgjedhje më 5 qershor me çdo kusht”, kështu ka deklaruar për “Kapital”, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, pas vendimit të mbrëmshëm të BDI-së që t’i tërheqë ministrat nga Qeveria e Maqedonisë.

“Është e kundërta, BDI kështu ka vendosur për shkak se nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje kredibile për më 5 qershor. Ky hap është në drejtim të formimit të qeverisë politike-eksperte e cila do t’i organizojë zgjedhjet. Kjo pres që të merr mbështetje nga të gjitha partitë në Kuvend, dhe t’i mbarojë reformat në gjyqësor, media dhe në fushat e tjera që të kemi zgjedhje fer dhe demokratike”, tha Trajanov.

LEXO: BDI lëshoi Qeverinë e Maqedonisë!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button