Greqi, nazistët e rinj i shpallin “luftë” islamit

Qindra anëtarë dhe simpatizantë të partisë neonaziste greke `Agimi i Artë`, kanë protestuar dje në mbrëmje kundër ndërtimit të xhamisë së parë zyrtare në Athinë, njoftojnë mediat greke.

Duke thërritur “Greqia i përket grekëve” dhe “Jo xhami në Athinë”, mbi 700 manifestues janë mbledhur në qendër të Athinës pranë vendit ku do të ndërtohet xhamia e ardhshme.

Përkrahësit e partisë së ekstremit të djathtë kanë brohoritur parrudha kundër Qemal Ataturkut, themeluesit t ë Turqisë moderne.

Xhamia do të ndërtohet 13 vjet pas planit, i cili ishte penguar e anuluar nga ekstremistët dhe të krishterët ortodoksë fanatikë.

Komuniteti mysliman në Athinë gjithnjë e në rritje ka përdorur deri më tani ambiente të improvizuara dhe apartamente për kryerjen e riteve të tyre.

Xhamisë do t’i mungojë minarja si një përpjekje për të minimizuar reagimet në mesin e popullatës kryesisht të krishterë, transmeton gazeta Start.

Deputetja Eleni Zarulia, bashkëshortja e themeluesit të lëvizjes dhe drejtues i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliako,  dhe tre deputetë të tjerë të zgjedhur nga partia kanë marrë pjesë në manifestim.

Në nëntor, ministri i Infrastrukturës kishte deklaruar se ndërtimi i xhamisë në Athinë, një projekt që diskutohet prej vitesh, i është dhënë një firme greke.

Athina është një nga të paktat kryeqytete evropiane që ende nuk ka një xhami zyrtare, por me ardhjen e shumë emigrantëve nga Pakistani dhe nga vendet e tjera myslimane, shumë xhami jozyrtare janë hapur nëpër zona larg qendrës së Athinës.

Qeveria ishte kundër adaptimit, në vitin 2011, të një ligji mbi ndërtimin e një xhamie, deri në vitin 2013.

Të vetmet xhami zyrtare në Greqi janë të vendosura në Thraki, ku jeton një minoritet mysliman me origjinë turke.

Lajme të ngjashme

Back to top button