​Librat që duhet lexuar gjatë verës

Vera është një periudhë e pushimeve dhe relaksimit dhe preferohet që të lexohen libra për të qetësuar trurin.

Më poshtë mund të gjeni një koleksion të vogël të librave të cilët mund t`i lexoni gjatë kësaj periudhe.

“I dashur Xhon” – NgaNikolas Sparks

Libri që rrëfen për dashurinë e Xhonit dhe Savanës, vullnetin për të pritur e sakrifikuar dhe të papriturat që dashuria sjell.

“Dyzet rregullat e dashurisë” – Nga Elif Shafak

Libri që do t’iu fusë në botën mistike të poetit të famshëm Rumi të shekullit XII dhe të Elas. Një grua dyzetvjeçare e shekullit XXI. Ky libër që sjell dy botë paralelisht, do t’iu bëjë të deheni me mënyrën sesi Shafak rrëfen.

“Akte Besimi” – Nga Erik Segal

Rrëfimi për Timin. Një fëmijë pa prindër që gjen shpëtimin në kishën katolike. Dëborën, të bijën e një rabini të famshëm dhe i vëllai Danieli i destinuar për të zënë vendin e të atit, është një rrëfim që nuk bën ta humbisni. Ky libër do t’iu dëshmojë se feja nuk e pengon dot dashurinë.

“Një tragjedi amerikane” – Teodor Drajzer

Ashtu siç e thotë edhe titulli ky libër bën fjalë për një tragjedi. Behet fjalë për tragjedinë e Klajdit të ri e cila është e pamundur të mos ju përlotë. rrugët që e shpijnë Klajdin drejt këtij fundi do ju bëjnë të kuptoni se në fund të fundit gjëja më me vlerë që kemi në jetë janë njerëzit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button