LDE : Shesheli është kriminel dhe nuk ka gjykatë që e ndryshon këtë fakt

Vendimi i Gjykates se Hages per te liruar nga akuzat Kriminelin e Luftes Vojslav Shesheli, konsiderohet nga LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike si nje deshtim te drejtesise nderkombetare perballe Krimeve te Lugtes te kryera ne ish-Jugosllavine e Miloshevicit.

Kryetari i LDE Arian Galdini ne nje shenim te tijin ne facebook ngre pyetjen nese lirimi i Sheshelit eshte cmimi qe po paguan Drejtesia Nderkombetare per te shpetuar Vucicin?

“Vucici eshte nje nga djemte e Sheshelit qe u adoptua nga Nderkombetaret. – shkruan ne statusin e tij ne facebook Arian Galdini. -Fillimisht perpjekja e Nderkomebtareve deshtoi me Dacicin e Miloshevicit, ndaj edhe u be rokada e famshme. Dacici zbriti nga Kryeminister dhe u be Minister i Jashtem, ndersa Vucici nga Minister u be Kryeminister. Qe nga dita kur Vucici u be Kryeminister, te gjithe Nderkombetaret jane perpjekur ta ndertojne e projektojne si nje lider ndryshe, efektiv, te sukssesshem dhe te mbeshtetur. Por rikthimi i Sheshelit ne Serbi riktheu edhe rrezikun e vjeter te Mjeshtrit mbi Nxenesin e tij. Sot Gjykata e Hages vendosi tia heqe alibine e te viktimizuarit nga Nderkombetaret Vojslav Sheshelit. E te imagjinosh qe pak dite me pare Shesheli mbushi Sheshin e Beogradit me me shume njerez se kurre ne mbeshtetje te Kriminelit Karaxhic i cili u shpall fajtor nga Haga. Sot Shesheli nuk u denua vete nga Haga… Madje u la i lire… Kjo eshte edhe fatkeqesia e kesaj bote ku jetojme, sepse shpesh here karrierat e Nxenesve te rinj, kalojne nepermjet ‘Amnistive’ per Mjeshtrat e vjeter. Sidoqofte, nje gje eshte e sigurte. Sheshel eshte emri tjeter i Djallit. Sepse Miloshevici, Karaxhici, Mlladici, Arkani jane emrat e ndryshem te te njejtit Djall. Zoti mos paste meshire per keta Djaj as kur i denon e as kur i fal Drejtesia.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button