Kjo është gjyqtarja e vetme e Tribunalit të Hagës që kundërshtoi lirimin e Sheshelit

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi e ka bërë një përmbledhje me disa mendime mospajtues të gjyqtares, Flavia Lattanzi, në procesin gjyqësor kundër Vojisllav Sheshelit, transmeton Indeksonline.

Dhoma Gjyqësore e liroi presidentin e SRS-it nga nëntë akuza, nga të cilat tri ishin për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë të krimeve të luftës.

Gjyqtarja Lattanzi, nuk është pajtuar me shumicën e konkluzioneve të shumicës së anëtarëve të Odës dhe vuri në dukje se nuk është marrë parasysh shumica e çështjeve që janë paraqitur ndaj Sheshelit.

Sipas saj, është konstatuar po ashtu, se shumica e Gjykatësve nuk dhanë shpjegime të mjaftueshme apo asnjë shpjegim nuk ishte që mbështeste përfundimet e tyre.

Ajo gjithashtu ka shtuar se shumica e anëtarëve të Këshillit janë mbështetur në shkaqe të cilat nuk ishin  të rëndësishme për të përjashtuar përgjegjësin.

Ajo është e bindur se Shesheli ka kryer sulme të gjera dhe sistematike, në kuadër të krimeve kundër njerëzimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button