Lirimi i Vojisllav Sheshel, reagimi i parë nga Kosova vjen nga Mimoza Kusari-Lila

Ka qenë kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e para nga skena politike kosovare e cila ka reaguar duke shprehur pakënaqësinë e saj, ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sot, kjo gjykatë e shpalli të pafajshëm nga akuzat për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë nga viti 1991 deri në vitin 1993, liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel.

Kusari-Lila, zhgënjimin e saj rreth këtij rasti e ka shprehur në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

 “Gjykata e Hagës është për çdo gjë sot, përpos për drejtësi, kur Vojislav Sheshel shpallet i pafajshëm për krimet e luftës në Ballkan”, ka shkruar Kusari-Lila, në shqip dhe anglisht.

Ndryshe Sheshel me tu shpallur i pafajshëm në një reagim në Twiter ka fyer dhe provokuar fillimisht presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitaroviç, duke shkruar: “Kolinda e dashur, përgatitu. Së shpejti do të vijë në një vizitë zyrtare!”, e ndërsa në mesditë duke folur nga selia e Partisë Radikale Serbe, ka kërcënuar NATO-në dhe popullin shqiptar.

“Perëndimi bombardoi Serbinë në 1999 për të ndihmuar separatistët shqiptarë në Kosovë. Kjo është e gjitha që ne si komb nuk do ta harrojmë. Ata që na bombarduan nuk mund të presin që të jenë miqtë tanë”, ka thënë mes tjerash Sheshel, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button