Prej nesër ulje e re e çmimeve të ilaçeve

Prej nesër hyjnë në fuqi të gjitha çmimet e reja të zvogëluara të 165 ilaçeve.

Drejtoresha e Agjencisë për ilaçe dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë, Marija Darkovska Serafimovska tha se shumica e ilaçeve në vazhdimësi ulen disa herë, ndërsa disa prej tyre në vazhdimësi në të gjitha nëntë fazat të revizionit të çmimeve.

“Ulje të çmimit për 15 për qind ka re hokoncil, ky është amoksicilin me emër gjenerik, do të thotë antibiotik. Ka ulje të madhe të çmimit te ilaçet mirzaten dhe velafaks të cilët shfrytëzohen për trajnim të depresionit. Sa i përket ilaçeve spitalore ka ulje të çmimit të fludarabin (për trajnim të leukemisë krinike), topotekan (për trajnim të kancerit në vezore dhe qafën e mitrës), liksumia (tretës për injektim për diabetes melitus tip 2). Ulet edhe çmimi i sandostatin lar (hormon për rritje), eilea (ilaç për degjenrim makular në oftalmologji)”, shtoi Darkovska Serafimovska.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nese ka mundesi listen e 15 ilaceve. Pse ne cdo barnatore nuk shpallet lista, qe cdo qytetar cdo nevojtar per ilace te din se a jane ne liste ilacet e nevojshme ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button