Braçe: Në Lushnje hyn kungull, del kastravec

Fermerët e Lushnjës po pësojnë një dëm të madh ekonomik. Shqetësimin e ka ngritur sot deputeti Erion Braçe në mbledhjen grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Braçe bëri të ditur se fermerët e zonës së tij kanë blerë dhe mbjellë fara kungulli, që më pas kanë rezultuar kastravecë.

Kjo deklaratë ka kaluar me batuta e buzëqeshje mes deputetëve socialistë.

Ndërkohë, fermerët e Lushnjës tashmë në nisje të sezonit bujqësor po përballen edhe më dëmtime të tjera të të mbjellave në sera, sidomos në domate dhe trangull. Rreth 20 për qind e të mbjellave në sera janë dëmtuar nga sëmundja e kalbëzimit, transmeton Shekulli.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button