Përleshje fizike në basketbollin e femrave të Kosovës (video)

Një ndeshje basketbolli mes dy skuadrave kosovare ka përfunduar me sherr dhe përplasje fizike mes lojtareve të skuadrave kundërshtare. Ngjarja ka ndodhur në edicionin e Ligës së Basketbollit për Femra  në ndeshjen mes të Penzës dhe Trepçës në Kosovë.
 
Sipas mediave kosovare kur kishin mbetur vetëm pak sekonda deri në fund të takimit, pranë rezultatit 57-47 në të mirë të Penzës, një basketbolliste mysafire e goditi lojtaren e Penzës, Iliriana Berishën, e cila më pas u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë.
 
Këtu u përfshinë më pas edhe lojtaret tjera të Trepçës, Arta Mustafa dhe Gjulshen Fejza, të cilat po ashtu me grushta dhe shqelma e sulmuan lojtaren vendase, Ilirana Berisha.

Pasi u qetësuan gjakrat, gjyqtarët përjashtuan nga loja Iliriana Berishën e Penzës dhe Arta Mustafen e Gjylshen Fejzën e ekipit të Trepçës. Ndeshja përfundoi me rezultat 57-47.

Lajme të ngjashme

Back to top button