Ligji për Procedurë Penale, Brukseli i shqetësuar

Komisioni Evropian shprehi shqetësime rreth propozimit për ndryshime të Ligjit për procedurë penale. Nga KE-ja theksojnë se nuk janë konsultuar fare për ndryshimet e këtij ligji edhe pse vazhdimisht kanë shprehur vërejtje rreth ndryshimeve të papritura në ligjet vendore, njofton Alsat M.

“Komisioni gjatë gjithë vitit të kaluar, disa herë ka shprehur shqetësime për ndryshimet të papritura të ligjeve dhe vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e përgatitjeve përkatëse të ndryshimeve legjislative të propozuara, përfshirë edhe një vlerësim të përshtatshëm të ndikimit të tyre dhënë në përfshirjen e konsultimeve nga palët adekuate”, deklaroi Maja Kocijançiç, Zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Propozim ndryshimet e ligjit janë dorëzuar nga Svetlana Jakimovska e VMRO-së dhe Musa Ibrahimi i BDI-së. Sipas ndryshimeve në Ligjin për Procedurë Penale, afati prej 15 ditësh për dorëzimin e dëshmive nga pala e akuzuar zgjatet deri në 90 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button