Vrapçisht, rrjete kanalizimi edhe në gjashtë fshatra

Ministria e Ekologjisë do ta financojë projektin për përpilim të dokumentacionit teknik me revizion për projekte në komunën e Vrapçishtit për sistemin e kanalizimit në gjashtë fshatra të cilat nuk e kanë zgjidhur këtë çështje, njofton RTVM2.

Ministria dhe Komuna nënshkruan sot për këtë qëllim edhe marrëveshjen e bashkëpunimit. Për realizimin e projektit, Ministria do të financojë 3 milionë denarë.

Rrjeti i kanalizimeve në total përfshin gjatësi prej 50 kilometrave. Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, shpreson se projekti do përfundojë në afat të shkurtër kohor, për të filluar pastaj me projekte tjera në komunën që ai drejton.

Ministri Izairi theksoi se stacioni i filtrimit  në Vrapçisht dhe rregullimi i ujësjellësit në fshatrat tjera do kushtojë 14 milion denarë, para këto të siguruara tashmë nga Ministria e Ekologjisë dhe Komuna e Vrapçishtit.

Pas përfundimit të fazës së parë, pritet të fillohet me punët në terren, për rregullimin e kanalizimit, për të cilin Ministria e Ekologjisë paralajmëroi se do ta bashkëfinancojë edhe fazën e dytë të projektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button