Politikani serb: Shesheli pjesë e politikës kriminale të Millosheviqit

Pafajsia e Sheshelit, nuk mund ta largojë krimin nga politika e viteve të nëntëdhjeta ku ka qenë e përfshirë shoqëria jonë dhe i gjithë rajoni, ka thënë Çedomir Jovanoviq, kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, pasi Trubunali i Hagës e liroi nga akuzat Vojislav Sheshel që ishte i akuzuar për krime në Bosnjë dhe Kroaci.

Ai ka thënë se “paaftësia e prokurorisë për të provuar qartë krimet e Sheshelit nuk duhet të jetë arsye për të hequr dorë nga vlerat dhe për të ndryshuar qëndrim karshi Sheshelit, i cili gjithmonë do të mbetet një nga personalitetet më kontroverse”, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Jovanoviq po ashtu ka thënë se gjatë karrierës së tij politike, Shesheli ka mbjellë urrejtje dhe frikë dhe ishte pjesë e politikës kriminale të Millosheviqit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button