De Biasi, mesazh i fortë për Granit Xhakën

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka një mesazh për mesfushorin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka.

Strategu italian ka pranuar se do ta dëshironte edhe Granitin në ekip, njësoj siç e ka vëllain e tij, Taulantin, transmeton “Shqipëria ime”.

“Patjetër që po. Megjithatë, ndodh edhe kështu. Një situatë e çmendur dhe ai do të luajë kundër vëllait të tij. Graniti është një lojtar i shkëlqyer që mund të udhëheqë skuadrën dhe mund të kontrollojë lojën. S’është aspak mirë për ne që do të jetë kundërshtar”, deklaroi De Biasi për “Panorama Sport”.

“Zvicër është si një derbi. Një lojë e fatit, sidomos për “Xhakat”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button