Fatale

Kthjellët,

qiell i kthjellët, është pranverë.

Vesuar,

mëngjes i vesuar, është pranverë.

Vyshkur,

fytyrë e vyshkur, është idiotike.

Hidhu,

hidhu si bishë,

e uritur,

e pangopur,

zorrëtharë.

Kafsho,

kafsho, shqyej, copëto,

është njerëzore.

La famme fatale.

Ngadhënjimisht,

ngadhënjimisht nuhat vdekja,

“pranverë është”.

Autor: Tihi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button