Flamur Tairi largohet nga Gostivari

Tani kur shumica e ekipeve të Ligës së Parë dhe të Dytë të Maqedonisë janë në pushim dimërorë, po fillojnë edhe lëvizjet e lojtarëve. Ekipi i cili këtë sezon është debutuese në Ligën e Parë, Gostivari kishte një paraqitje të dështuar duke mbetur e fundit në tabelë dhe me shumë pak gjasa që ti shpëtojë kthimit të menjëhershëm në Ligën e Dytë. Edhe pse skuadra kishte marrë disa përforcime dhe pretendonte që të jetë ekip që do të mbajë mesin e tabelës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

I pari që ka paralajmëruar largimin është shkupjani Xhihan Seferi, ndërsa pas tij largimin e ka paralajmëruar edhe mesfushori strugan Flamur Tairi, i cili ka thënë se ka përfunduar marrëveshjen me klubin e Gostivarit dhe se është në kërkim të një skuadre të re.

Sipas Tairit janë rikthyer ofertat nga Superliga e Shqipërisë, ndërsa interesim për te ka edhe ekipi i Renovës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button