Ermira Mehmeti flet për bisedat e shpërndara në rrjetet sociale

Ermira Mehmeti, politikania më e diskutuar këtë javë, për shkak të shpërndarjes në rrjetet sociale dhe në disa prej portaleve, të një regjistrimi telefonik, që sipas shpërndarësve, thuhet të jetë mes saj dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, ka reaguar në një deklaratë për portalin “Dritare.net”.

“Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazh, -thotë Ermira Mehmeti, për dritare.net. Por e zbulova, kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova ne Prokurori, ne Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetoje dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali.”

Mehmeti, tregon se ky montazh ka dalë në media, për herë të parë mes të shtunës dhe të dielës, së javës së shkuar, por ajo është ne dijeni të tij, prej janarit 2016, kohë kur kane nisur kërcënimet për të, kërcënime qe ajo i ka denoncuar të gjitha, në Prokurori. Kërcënimet ishin të njerëzve të nëntokës, të cilët më shantazhuan, tregon Mehmeti, për Dritare.net

Ermira Mehmeti, ka denoncuar këtë të hënë, montazhin dhe shantazhin. E ka bërë privatisht në Prokurori, jo në emër të BDI. Por është në kontakt dhe ka lajmëruar partinë që përfaqëson në parlament, për situatën.

“Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të merr përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur.” – e mbyll prononcimin e shkurtër, Ermira Mehmeti.

Prokuroria e Shkupit, ka pranuar se ka nisur hetimet. Pritet që ajo të flet pas ekspertizës së materialit atë denoncuar nga Mehmeti.

LEXO: Musa Xhaferi flet për bisedat e shpërndara në rrjetet sociale

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Cfare hipokrizie…..
    Nuk eshte hera e pare qe sqarohesh….
    Jetè private quhet vetèm kurr te cenohet privatizmi me anetaret e ngushte te familjes e Jo me te tjerè

  2. Fundi i fundit jrbi nje person publik dhe mire eshte qe reagon ne menyre publike para atyre qe ta dhane te drejten qe te jesh person publik.

  3. Ne kutine per “Kerkim” te webfaqes kerkova per lajmet me titull “Ermira” ne Portalb. Ky eshte lajmi i pare per kete rast dhe lajmi para kesaj per “Ermira” ka qene me 30 Janar. Nese kete senzacion nuk e shihni si lajm atehere nuk duhet te publikoni edhe kete sot qe e keni publikuar, kurse nese keni publikuar, lind pyetja, pse aferen ne teresi nuk e keni publikuar? Nuk eshte etike qe pjeserisht te “mbrohet” apo “akuzohet” dikush nga nje portal qe pretendon te jete e paanshme.

    Sa i perket vete ketij senzacioni, shkurtimisht duhet thene se kjo eshte turp, dhe jo ne standardet morale te shoqerise tone. Te ishte kjo bisede me bashkeshortin e saj, atehere do te qendroja pas Ermires por ne kete rast dihet nga te gjithe se si duhet te emerohet ky akt. Gjithashtu si pjese e “diktatures” qe eshte ajo une dhe 99% e njerezve me logjike te shendoshe e dijne se si do te perfundoje kjo “ekspertize” qe permendet ne tekst.

    Gjera te keqija na rrotullohen mbi koke, Zoti na mbaresoft!

  4. Loja me pergjime ka kohe qe pat filluar dhe vazhdon orej Zajevit ne Maqedoni. A mund te mendohej se do te mund te liheshin jashte kesaj loje – kurth edhe shqiptaret?! Ne kushtet aktuale, kur priten te organizohen zgjedhjet e reja, duhej hedhur nje “tymmese” edhe kunder shqiptareve. Dhe ku kishte rast me te mire se sa te goditej nje zevendeskryeminister dhe nje deputete shqiptare! Nje shantazh i tille eshte shume here më rezultativ, se sa nje muaj fushate elektorale. Besoj, se z, Ermira do te mund te dale edhe me e favorizur nga ky shantazh qe i behet. Nderime z. Eermira!

  5. Komenti me siper nuk ka sens pasi qe partia e dy njerezve qe kane marre pjese ne kete skandal nuk eshte parti e vetme shqiptare ne Maqedoni, ka subjekte tjera qe ofrojne platforma nga me te ndryshmet dhe lansimi i ketij skandali si dicka kunder shqiptareve nuk ben sens. Gjithashtu eshte nje teme tjeter ajo se cka eshte bere ne emer te shqiptareve nga ky subjekt per nje dekade e gjysme qeverisje dhe nuk i perket kesaj teme. Devijimi moral duhet te ndeshkohet (jo fizikisht) qe keto raste te mos perseriten. Edhe si thassh me larte, ne nje shtet ku niveli i korupcionit eshte alarmant, ky mekanizmat e drejtesise jane te varura nga drejtues te shtetit, dihet larte poshte se keto pergjime do te dalin si te “rrejshme”, a dicka tjeter eshte se njerezit a do ti besojne ekspertizave apo jo.

    Permiresim: Para se te postoj tekstin qe eshte me larte ne kete koment u mendova edhe njehere, dhe me duket une jam gabim, nese ky popull ende jep legjitimitet ketyre njerezve atehere nenkuptohet se une qe i permenda gjerat me larte si antivlera (devijimi moral, korupcioni, qeverisje jo efektive) ne fakt jane “vlera” per kete popull. Une jam definitivisht “gabim” me duket 🙂 . Edhe njehere na prift e mbara por pas gjith ketyre ndodhi qe ndodhin 1.5 vjetet e fundit ma ben te bindem me teper se me nuk duhet te jetoj ne ate vend e duhet te shprngulem 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button