Shaqiri vulos fitoren e Bayernit (Video)

Bayern Munich ka shënuar fitore edhe në xhiron e 16-të të Bundesligan gjermane.

‘Bavarezët’ para shikuesve të vetë në stadiumin ‘Alianz Arena’ kanë triumfuar ndaj Hamburger me rezultat prej 2:1.

Serinë e golave për Bayernin e hapi sulmuesi kroat, Mario Manxhukiq, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë. Epërsinë në dy golave për ‘Rekordmesiter’ e ngriti mesfushori gjerman, Mario Gotze, në minutën e 52-të të ndeshjes.

Golin e vetëm per mysaifret e realizoi Lasogga, tre minuta para përfundimit të ndeshjes.

Por, ‘bavarezët’ realizuan edhe golin e tretë dhe të fundit në ndeshje me anë të sulmuesit shqiptar, Xherdan Shaqirit.

Pas kësaj fitoreje, Bayern mbetet pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 44 pikë, ndërsa Hamburger zë vendin e 13-të me 16 pikë të tubuara.

Ndërkaq, në anën tjetër rivali i përbetuar i Bayernit, Borussia Dortmund ka barazuar si mysafirë i Hoffenheim me rezultat prej 2:2.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme:

Augsburg 4 – 1 Braunschweig
Bayern Munchen 2 – 1 Hamburger SV
Hannover 96 3 – 3 Nurnberg
Hoffenheim 2 – 2 Borussia Dortmund
Mainz 05 0 – 0 Borussia Monchengladbach
Wolfsburg 18:30 Stuttgart

Lajme të ngjashme

Back to top button