Verifikimi i lajmit – imperativ moral i gazetarisë

[Recension: Grupe të armatosura sonte janë parë në Tanushë]

Informacioni me interes publik duhet të jetë i saktë dhe i verifikuar sa më shumë të jetë e mundur. Nëse i njëjti nuk mund të konfirmohet, në tekst duhet të bëhet e ditur se bëhet fjalë për informatë të pavërtetuar deri në fund, supozim apo spekulim.

download (3)Linku deri te artikulli origjinal: “Grupe të armatosura sonte janë parë në Tanushë

Data dhe koha e publikimit: 25.03.2016

Data e recensionit: 29.03.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë në mënyrë korrekte në fillim paralajmëron se nuk mund të vërtetohet saktësia e informacionit dhe se është informacion nga një portal tjetër. Megjithatë, me kaq nuk mbaron përgjegjësia para opinionit.

“Portali maqedonas Dokaz ka dhënë një lajm që nuk mund të vërtetohet saktësia e tij.”

Sipas Kodeksit Etik të Gazetarëve në Maqedoni “detyra themelore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e publikut që të jetë i informuar, në pajtim me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”. Opinioni nuk duhet të çorientohet. Kështu që, në moment kur nga portali transmetohet se në Tanushë ka ardhur vëllai i ish-komandant Sokolit, Sami Ukshini, njëri prej të akuzuarve në rastin e Kumanovës, dhe atje se është pritur nga Xhezair Shaqiri (komandant Hoxha) gazetari ka mundur që të kërkojë Xhezair Shaqirin për ta vërtetuar/demantuar lajmin.

“Në Tanushë ka ardh vëllau i Sokolit i njohur si Xhafo ndërsa e ka prit komandant Hoxha. Sipas portalit në fjalë Forcat speciale maqedonase janë nisur sonte në Tanushë.”

Nga qasja e tekstit mund të supozohet se tendenca ka qenë vetëm të transmetohet lajmi, pa tentuar të saktësohet. Nuk potencohet nëse është kërkuar qëndrim zyrtar nga institucionet përkatëse, si Ministria e Punëve të Brendshme, për praninë e grupeve të armatosura në Tanushë. Kështu si është, informacioni jep përshtypjen se është bërë për ta dezinformuar opinionin, edhe pse në fillim ceket se nuk është i vërtetuar.

Doracakun për Etikë në Gazetari thuhet: “Verifikimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button