I dyshuari i parë i “Fortesës” Grujoski, merret në pyetje në Gjykatën e Shkupit

Shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, dhe i dyshuari i parë në rastin “Foretesa”, Goran Grujoski tanimë ndodhet në Gjykatën Penale të Shkupit për të dëshmuar në lidhje me asgjësimin e pajisjeve me të cilën është kryer përgjimi në MPB, njofton Portalb.

Përveç Grujoskit në Gjykatë janë prezent edhe prokurorët e ekipit të Prokurisë Speciale.

Përndryshe, PSP, sot njoftoi se nga Gjykata ka kërkuar paraburgimit e tij, për shkak që të mos ndikojë në dëshmitarët tjerë, të mos arratiset apo të mos shkatërrojë materialet që do të duhet në procedurat tjera të hetimit.

PSP gjithashtu ka kërkuar që të bastiset shtëpia e të dyshuarit të parë të “Fortesës”, megjithatë edhe këtë kërkesë e ka refuzuar Gjykata sepse sipas tyre, Prokuroria Speciale nuk e ka precizuar arsyen se pse duhet bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe sipas tyre, nuk është saktësuar se çfarë kërkon Prokuroria Speciale. /Portalb

LEXO: Rasti “Fortesa”, Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

LEXO: Rasti “Fortesa”, ja si u shkatërruan pajisjet për përgjim (FOTO)

EXO: Ja me nga sa vjet burg mund të dënohen Jankulloska dhe katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

LEXO: Rasti “Fortesa”, Ristovska: Posedojmë numër të madh të fakteve materiale dhe verbale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button