Projektet arsimore, ulin dhunën nëpër shkolla

Aktivitetet për arsimimin e integruar duhet intensifikuar për shkak të ndikimit që do të ketë në krijimin e tolerancës dhe bashkëpunimit mes të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme. Kështu u tha në Konferencën e sotme me temë” Arsimimi i integruar, tendencë dhe domosdoshmëri”. Për këtë qëllim ministria e arsimit do të vazhdoj të mbështes projektet e sektorit joqeveritar që kontribuojnë në drejtim të arsimimit të integruar. Zëvendësministri i arsimit Safet Neziri nënvizoi që këto projekte duhet të përfshijnë edhe shkollat rurale. 

“Po punohet në këtë drejtim për të sensibilizuar projektet e kësaj natyre. Nuk do të thotë se arsimi i integruar të zhvillohet në vet klasat ku zhvillohet procesi edukativo-arsimor sepse me ligj dhe kushtetutë janë të garantuara arsimimi në gjuhën e vet por aktivitetet integruese mund të bëhen edhe jashtë aktiviteteve mësimore, projekte të ndryshme të cilat i afrojnë të rinjtë e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni,  të cilat duhet të krijojnë mundësi dhe parakushte për njohjen e njëri tjetrit, kulturat vetit, karakteristikat,  traditat e kështu me radhë të të rinjve tanë”, deklaroi  Safet Nezirit, Zv/ministër i arsimit.

Sipas ekspertëve ndërkombëtar, arsimimi i integruar është i domosdoshëm pasi do të kontribuoj edhe në uljen e dhunës mes të rinjve.

“Ne jetojmë në një botë ku gjuha frënge ka përparësi në Francë, gjuha norvegjeze në Norvegji dhe gjuha maqedonase  në Maqedoni dhe thuhet se kjo është mënyra e drejte, por unë besoj se kjo është e gabuar dhe duhet ndryshuar. Duhet të përmirësohet edhe roli i mësimdhënësve dhe duhet promovuar modeli për arsim të integruar”, u shpreh Steinar Bryn Ekspert  

“Është qesharake që sot në shekullin e 21 të flasim për mos durim etnik për dhunën në shkolla,  duhet të ndërmarrim diçka për të ndryshuar sistemin arsimor”, tha Sasho Stojkovski Drejtor i Qendrës për dialog Nansen Shkup.

Konferenca ndërkombëtare u organizuar nga Qendra për dialog Nansen Shkup ku marrin pjesë edhe ekspert ndërkombëtar nga Norvegjia, Irlanda Veriore dhe Turqia. Qëllimi i Konferencës është përcjellja e eksperiencës së ekspertëve ndërkombëtarë,  mësimdhënësve nga Maqedonia. /alsat


Lajme të ngjashme

Back to top button