Rasti “Lagja e Trimave- Kumanovë”: Ndërpritet seanca e sotme gjyqësore

Ka vazhduar sot seanca gjyqësore për rastin e “Lagjja e Trimave- Kumanovë”. Në rend janë dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur të propozuar nga ana e Prokurorisë Publike, prandaj kjo seancë ka qenë e mbyllur për gazetarët dhe opinionin. Megjithatë pas dëgjimit të dëshmitarit të parë seanca është ndërprerë, raporton Portalb.

Avokatja mbrojtëse, Artene Iseini Ademi në deklaratën e saj dhënë për Portalb tregon se pas dëgjimit të dëshmitarit të parë është ndërprerë seanca e sotme gjyqësore.

“Për shkaqe teknike është ndërprerë seanca gjyqësore dhe është prolonguar për 7 prill. Për shkak se ata janë dëshmitarë të mbrojtur nuk mund t’i komentojmë deklaratat e tyre. Edhe pse janë të propozuar nga Prokuroria Publike ne si avokat mbrojtës kemi të drejt të bëjmë pyetje të kryqëzuara”, tha ajo.

Sipas aktakuzës, në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë” 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button