Policia ndricon incidentin fizik pranë Bit Pazarit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se ka bërë ndriçimin edhe të një incidenti të dhunshëm mes nxënësve. 

Policia ka identifikuar 16-vjeçarin R.R, si njërin nga dy sulmuesit që kanë dhunuar fizikisht 18-vjeçarin H.S, ditën e 25 nëntorit. 

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e asaj dite, në autobusin nr. 50, në afërsi të Bit Pazarit. 

Sipas njoftimit të MPB-së, dy sulmuesit kanë grushtuar viktimën, e pasi kanë zbritur nga autobusi kanë thyer xhamin e derës së pasme të mjetit. 

Sulmuesi i mitur është identifikuar ditën e premte nga viktima dhe nga dëshmitari S.J (18).

Lajme të ngjashme

Back to top button