Policia arreston mikeshat e natës nga disa lokale në Tetovë dhe Gostivar

Ministria e punëve të Brendshme në Tetovë, bënë të ditur se gjatë një aksioni të mbrëmshëm në disa lokale në Tetovë dhe Gostivar janë arrestuar 36 femra nga Shqipëria një nga Maqedonia dhe një nga Bullgaria.

Në Tetovë në barin e natës “Beli” gjatë inspektimit nga ana e oficerëve të policisë së Tetovës, janë arrestuar 25 shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase e Maqedonisë.

Ndërsa në aksionin e policisë së Gostivarit në lokalin e natës “Nota” në fshatin Çegran të Gostivarit, pas kontrollit të policisë të dyshuara për ndërmjetësim në prostitucion janë arrestuar 11 shtetase shqiptare dhe një shtetase bullgare.

Lajme të ngjashme

Back to top button