Komuna e Tetovës do të bëjë rregullimin e plotë të bulevardit “Iliria”

Komuna e Tetovës, me largimin e terasave nga bulevardi “Iliria”, bën përgatitjet për ndërtimin e këtij bulevardi. Autoritete komunale  thonë se në vend të terasave do të kemi një pjesë urbane të rregulluar mirë.

Me  buxhetin e vitit 2014 komuna e Tetovës ka paraparë rregullimin e infrastrukturës si dhe gjelbërimin e hapësirave publike të cilat duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.
Zëdhënësja e Komunës së Tetovës Lume Hysini, thotë se pas shtrimit të bulevardit “Iliria”, do të bëhet edhe rregullimi estetik i dy anëve të bulevardit në pajtim me harmonin urbane dhe arkitektonike të qytetit.

“Terasat e lokaleve në dy anët e Bulevardit Iliria janë larguar pasi që ka skaduar afati i kontratave për shfrytëzimin e hapësirës publike ndërsa me  buxhetin e vitit 2014 komuna e Tetovës ka paraparë rregullimin e infrastrukturës si dhe gjelbërimin e hapësirave publike”, thotë zëdhënësja Lume Hyesini

Lajme të ngjashme

Back to top button