Gazetat e “MPM-së” botuan tekste për PSP-në pa emra të autorëve (FOTO)

Tekstet kryesore të tre gazetave të “MPM-së”, “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest”, dje kanë botuar tekste pa e shkruar emrin e autorëve të teksteve për Prokurorinë Speciale, transmeton Portalb.

Autorët nuk janë shkruar as në versionin e shtypit as në atë elektronik të gazetave, ndërkaq në vend të emrave janë shënuar inicialet P.R. (Politiçka Rubrika – Rubrika Politike) dhe R.D. (Redakcija Dnevnik – Redaksia Dnevnik). Bëhet fjalë për tekstet që kanë të bëjnë me rastin “Tortura”, gjegjësisht mënyrën e arrestimit të kryetarit të partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski në vitin 2011.

Në “Dnevnik” me titull kryesor “Analfabetizmi i PSP-së u bë legjendar” janë botuar dy tekste me nëntituj “Ristoska: Për inçizimet e Ermirës dhe Ahmetit presim padi” dhe “KP: Ndiqet sipas detyrës zyrtare”, në të dy tekstet janë të nënshkruara me R.D., ndërkaq gjithashtu janë të shkruara me të njëjtat iniciale edhe tekstet “PSP hapë rast për burgosjen e Lube Boshkovskin” me titull kryesor “Paraqitje e re teatrale” dhe titullin “Anevski: Nëse nuk vjen Janeva, nuk do t’i merr lëndët për “Magjar Telekom” dhe për “Verushevskin”, transmeton Portalb.

MPM-Vesnici (1)

Gjithashtu edhe tekstet e gazetave “Utrinski Vesnik” dhe “Vest” në tekstet për Prokurorinë Speciale nuk i kanë shkruar inicialet e autorëve.

Në “Utrinski Vesnik”, në tekstin kryesor “Hetimi  parë për sharje në Maqedoni”, janë shkruar inicialet e redaksisë, ndërkaq e njëjta është bërë edhe me tekstin “Magjar Telekom”.

Në “Vest”, në tekstin kontrovers “Tortura në shqip” e cila është vendosur në ballinën e gazetës, nuk është shkruar emri i autorit të tekstit, por vetëm i redaksisë, përcjellë Portalb.

Përndryshe, për tekstin kontrovers të “Vestit”, “Tortura në shqip”, ka reaguar Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë, duke vlerësuar se gazeta në fjalë po manipulon me publikun dhe shpërndan gjuhë të urrejtjes në bazë nacionale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button