Kur klikimet “e vrasin” të vërtetën

[Recension: Koreja Veriore e sulmoi Korenë Jugore]

“Klikimet, ah këto klikimet, halle të mëdha (jo)gazetareske”…..

Linku deri te artikulli origjinal 2222: Koreja Veriore e sulmoi Korenë Jugore

Data dhe koha e publikimit: 25.03.2016,  23:00

Data e recensionit: 27.03.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

TITULL I PASAKTË

Manipulim, jo i rastësishëm, por me qëllim të qartë.. Plasohet një “lajm-bombë” në titull që nuk ka lidhje me situatën e vërtetë. Qëllimi ka qenë i qartë – duke “shitur” mjegull të mblidhen sa më shumë “klikime” për një informatë nga bota, e cila zakonisht nuk do të kishte shumë publik vendor.

Prandaj, është keqpërdorur një ngjarje reale dhe prej saj është bërë cirk – është publikuar një lajm i pasaktë. Domethënë, Koreja Veriore nuk e ka sulmuar Korenë Jugore, por ka bërë ushtrime ushtarake për një skenar të tillë të mundshëm, ku cak i simulimit ka qenë rezidenca e kryetarit të Koresë Jugore në Seul.

Përndryshe, në tekst theksohet qartë se bëhet fjalë për ushtrim, që paraqet moskoordinim total ndërmjet përmbajtjet dhe titullit të saj.

Ideja e titullit në masë të madhe duhet të varet, të burojë nga teksti të cilit i takon, të përputhet me të dhënat, pikëpamjet e tekstit. Rregull i përgjithshë është që në titull të vendoset ajo që është më e rëndësishme, më përmbajtësore, më e re – Zhanret e gazetarisë.

Ja si ka mundur dhe si është dashur të jetë:

N Korea simulates attack on S Korean president’s residenceBBC.

North Korean military drill reportedly features attack on South’s Blue House – Fox News.

Prandaj, lajmi i shkurtër që është përpiluar në mënyrë korrekte, me informatë të mirë, me burim të theksuar në mënyrë precize, në këtë rast shtëpi medatike, është prishur me paramendim nëpërmjet formulimit të përdorur në titull, vetëm e vetëm që të plotësohet dëshira për marketing, mirëpo joprofesionale për “klikime” mbi të gjitha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button