Gjermania vendi që prodhon më shumë mbeturina në Evropë

Gjermania në nivel vjetor për kokë banori prodhon 210 kilogramë mbeturina, që është më së shumti në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përdorimi dhe anulimi i ambalazheve të panevojshme në Gjermani mund të krijojë sasi të mbeturinave të cilat do të mund arrijnë nivel rekord, bëhet e ditur nga Organizata për Mbrojtjen e Ambientit të Gjermanisë (DUH).

Sipas kësaj, “fajtorët” më të mëdhenj për krijimin e mbeturinës së panevojshme janë tregtia me pakicë. Për sasi të mbeturinave më pas vijojnë francezët me 185 kilogramë për kokë banori, Austria me 150 dhe Suedia me 109 kilogramë mbeturina për kokë banori.

DUH i bëri thirrje kompanisë që gjendet në krye të sektorit të tregtisë e cila merret me shitje me pakicë që të ndërmarrë masat e domosdoshme të cilat do të parandalonin prodhimin e tepruar të mbeturinave.

Drejtori i përgjithshëm i DUH-it Jurgen Resch tha se anulimi i mbeturinave për Pashkët për 20 përqind është më shumë se në periudhat tjera të vitit.

“Kjo sasi e mbeturinave është tërësisht e panevojshme dhe situata tregon se tregtia e cila merret me shitjen me pakicë nuk kanë kryer detyrën e vet për mbrojtjen e mjedisit dhe hedhjen e mbeturinave”, tha Resch.

Nga mesi i shkurtit filloi fushata për uljen e mbeturinave të tregtisë së shitjes me pakicë dhe deri më sot ka marrë 173 mijë nënshkrime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button