Nafta bie në 39 dollarë për fuçi, brengos SHBA-të për rezervat e larta

Çmimi global i naftës ka rënë për 2.42 për qind të martën në mesditë, ose në 39.88 dollarë për një fuçi që ka rrëzuar poshtë pritjet e larta amerikane për rezervat, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimi shënon ulje në prag të publikimit të të dhënave preliminare për prodhimtarinë e naftës nga ana e “American Petroleum Institute” i cili do të jep vlerësimin për nivelin e rezervave në SHBA.

Çmimi i naftës së papërpunuar shënoi ulje të martën pasi një ditë më herët u ngrit në 41.62 dollarë.

Ulja e çmimit u shoqërua me optimizmin se ngrirja e prodhimtarisë në shtetet kryesore të prodhimit do të fillojë të implementohet më 17 prill.

Ekspertët besojnë se ulja e çmimeve është tregues i shpresës së rreme nga një rezultat pozitiv nga takimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button