Zgjohu: KRD të mos jetë në shërbim të politikës ditore

“KRD duhet të merret me akuzat për kontroll qeveritar mbi mediat të cilat tentojnë të shpërlajnë trurin e qytetarëve dhe raportojnë në mënyrë të njëanshme dhe tendencioze. Në vend se të merret me këtë situatë alarmante mediatike për të cilën na paralajmërojnë edhe Brukseli edhe Vashingtoni, KRD’ja verbërisht devalvon gazetarinë dhe po vihet në mbrojte të rrugaçërisë mediatike dhe gazetarisë së dirigjuar”, reagon Lëvizja Qytetare ZGJOHU!.
 
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ia përkujton KRD’së shumëzimet me 0 të shqiptarëve nga ana e Milenkos, ofendimet e përditshme të Llatasit dhe bashkëmendimtarëve të tij, akuzat për tradhëtar dhe patriot, mosinformim objektiv rreth ofendimeve kolektive nga arenat sportive, e shumë raste tjera.
 
Zgjohu kërkon që KRD të mos jetë në shërbim të politikës ditore, të mos influencohet nga subjektet politike dhe të kryejë obligimet e veta ligjore. KRD nuk guxon të aprovon vendime në përbërje njëetnike për çështje të ndjeshme ndëretnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button