UT, u promovua vepra “Muret IDRIZI për mbrojtjen sizmike të objekteve të banimit”

Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës, u promovua libri “Muret IDIRIZI për mbrojtjen sizmike të objekteve të banimit” (“IDRIZI INFILL WALL SYSTEM FOR SEISMIC PROTECTION OF RESIDENTIAL BUILDINGS”). Ky libër, me bashkautorë Isak Idrizi dhe Zekirija Idrizi, është i botuar në gjuhën angleze dhe paraqet një koncept të ri në mbrojtjen sizmike të objekteve të banimit.

Sipas njërit nga bashkautorët,. Zekirija Idrizi, zhvillimit të sistemit të mureve IDRIZI i ka paraprirë një numër i madh i studimeve analitike disavjeçare, duke filluar nga viti 2009.

“Sistemi i mureve IDRIZI për herë të parë u prezantua si koncept në vitin 2012 në qytetin e Lisbonës të Portugalisë, në njërën nga organizatat më prestigjioze lidhur me shkencën e inxhinierisë së tërmeteve, e cila mbahet çdo katër vite në vende të ndryshme të botës. Edhe pse deri në atë kohë ky studim mbështetej në studime analitike dhe mungonin testimet eksperimentale që t’i mbështesnin këto rezultate analitike. Pas vitit 2002, filluam me zhvillimin e një laboratori që do të plotësonte nevojat tona specifike për zhvillimin e testeve eksperimentale me qëllim të vërtetimit të sigurisë së sistemit të mureve IDRIZI dhe vlerësimit të dobive të këtij sistemi në krahasim me muret klasike”, tha Zekirija Idrizi.

Ndërsa bashkautori tjetër i librit, Isak Idrizi tha se ky studim ka zgjatur më shumë se pesë vite. “Pas krijimit të laboratorit, rezultatet e fituara nga këto teste ishin vërtetë mbresëlënëse. Mbi bazën e rezultateve të fituara eksperimentale, të mbështetura me studime analitike, erdhëm në përfundim se në rastin optimal të projektimit të sistemit të mureve IDIRIZI, deri në 80 përqind e energjisë sizmike arrin të pranohet dhe shterohet nga frenat sizmikë IDRIZI, të cilët paraqesin komponentin kryesor të sistemit të mureve IDRIZI”, tha Isak Idrizi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button