Tahir Hani: Ecuria e decentralizimit rrit burimet e pushtetit lokal

Procesi i decentralizimit si një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, shënon ngritje të kompetencave komunale.  Raporti  për decentralizimin së shpejti do të jetë në seancën qeveritare. Ministri i Pushtetit Lokal Tahir Hani, prezanton për “Portalb”, ecurinë e decentralizimit të përfshirë në raportin që do të jetë objekt i debatit qeveritar.

Sipas tij, tatimi vlerës së shtuar që do të shkojë në buxhetin komunal është rritur në 4.5 për qind nga 3. 5 për qind që ka qenë më parë. Ministri i Pushtetit Lokal, Tahir Hani, për “Portalb”, sqaron se tendenca është që  kjo rritje të shkojë deri në 6 për qind. Sipas tij, tani më ka qëndrim që  të rritet edhe përqindja e të ardhurave nga tatimi personal që do ti mbetet komunave.

UNDP, me sugjerimin e Ministrisë së Pushteti Lokal ka zhvilli një anketë me disa komuna, në mesin e të cilave edhe komuna e Tetovës dhe e Gostivarit të dhënat e  anketës tregojnë për perceptimin pozitiv të procesit të decentralizimit nga ana e komunave të anketuara. 

Tahir Hani, thotë se më se gjysma e komunave  ka marrë kompetenca e plota në menaxhimin e tokës ndërtimore.

“Komunat urbane shqiptare që të gjitha  kanë marrë kompetencat mbi tokën ndërtimore, ky është një burim i rëndësishëm i pushtetit lokal dhe mund të potencojë faktin se kemi përmirësim të ligjve në drejtim një shërbimi më të shpjet dhe më cilësorë për qytetarët. Një burim i rëndësishëm për pushtin lokal është edhe rritja e kompetencave për dhënien me  koncesion të mineraleve, ku 80 % e mjete nga koincensionimi shkojnë për pushtetin lokal”, thotë Tahir Hani.

“Procesi i decentralizmit është një koncept që zhvillohet në vazhdimësi dhe në  këtë drejtim interesi i pushtetit lokal është që të rrisim kompetencat e komunave dhe të kemi një funksionim racional në aspektin e rritjes së burime dhe kompetencave ligjore në fusha të ndryshme”, Thotë Tahir Hani.

 Ai, thotë se ekziston nevoja që edhe më tutje të vazhdohet me decentralizimin e pushteti , sepse është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit  dhe procesi i decentralizimit duhet të shkojë në vijë të njëjtë me nivelin e pushtetit të decentralizimit në vendet e BE-së.

 Politika e zhvillimit rajonal të barabarta në Maqedoni, është një çështja e rëndësishme që ka nxitur debat.

“Unë, angazhohem maksimalisht që infrastruktura e ngritur, për zbatimin e ligjit për zhvillim të barbaret rajonal, të ris kapacitete e saja, të ketë efikasitet më të madh në aspekt të zbatimit të ligjit dhe ne drejtim te asaj që te kemi implementim te plote te ligjit”, thotë Tahit Hani, Ministër i pushtetit lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button