Sa më gjatë që qëndron një parti në pushtet, aq më i dobët shteti

Sonja Kramarska, kolumnl – “Gruevski mes çekanit dhe farkës”, Utrinski Vesnik
Është dëshpërues fakti që shteti juridik, institucionet e të cilit janë në duar t një partie, dobësohet proporcionalisht me kohëzgjatjen e sundimit të partisë në pushtet.

Kire Naumov, kolumnë – “Dilema e të burgosurve”, Utrinski Vesnik
Edhe në këtë pushtet i cili i zgjedh zyrtarët  në bazë të përbetimit të tyre për dëgjueshmëri të verbër dhe heshtje, shkëlqimet, si ai Bogov, duhet të inkurajohen. Guvernatori nuk don të vazhdon të merr pjesë në politikën rrënuese ekonomike e cila e mbyti ekonominë.

Goran Mihajlovski, kolumnë – “Fituesi me fat”, Vest
Javën e njëjtë që sonda Kjuriositi nga Marsi dërgoi incizime nga të cilat kuptohet se atje paska ujë, tek ne BDI u kujtua se para tetë shekujve ndoshta nuk ka pas ujë të pijshëm, por kan qenë të shtypur nga car Dushani.

Tatjana Popovska, editorial –“ Nga komisioni mbikqyrës mbeti vetëm grindja”, Utrinski Vesnik
Për dallim prej Gruevskit i cili së paku gjoja tregoi konstruktivitet dhe nuk pati problem që me ton të qetë dhe pa ofendime ti përgjigjet pyetjes së Toni Ivanovskit nga LSDM, ministrja për punë të brendshme Jankulovska tregoi arrogancë të paparë.

Ognen Maleski, kolumnë – “ Çfarë deshti të thotë diplomati”, Utrinski Vesnik
Thirrja e shpeshtë në institutit “ përzierje në punët e brendshme” tregon akt anakron, qesharak e shpesh edhe kontraproduktiv.

Biljana Sekulovska, kolumnë – “ Liderët e qendrës tregëtare Kapitol”, Vest
Kur lexoja për veprën e Mandelës, në asnjë moment nuk hasa në ndonjë qendër madhështore tregtare. Edhe pse e dimë mirë se çdo udhëheqësi e madhe duhet të fillojë nga diçka.

Branko Gjorgjevski, koment – “ Amin për Fejsbukun për paqe në shtëpi”, Dnevnik
Klerikët të fillojnë të jetojnë dhe sillen ashtu si e kërkon mësimi që e ligjërojnë, por edhe ne njëherë duhet të dalim nga gjendja në të cilën jemi “ besimtarë sipas traditës”.

Darko Janevski, kolumnë – “Volers dhe Shturman në qeverinë e re të Maqedonisë”, Dnevnik
Nëse gjendemi në dilemë të zgjedhim mes Rusisë dhe Perëndimit, Amerikanët do të na japin, nga një sanduiç, si që e bëri Viktorija Nuland në Ukrainë. Kuptohet, sanduiçi nuk do të jetë nga “Stoilko” ose “Sedmica” në këtë “shtet të mrekullueshëm”, por do të jetë i importuar nga SHBA.

Branko Triçkovski, kolumnë  – “Fekalje që pret shiun!”, Sloboden Peçat
Maqedonia është e harxhuar, e harxhuan ata që e donin më shumë se veten. Ata që e donin aq shumë sa që nga kjo dashuri  e fuqishme e gëlltitën, e bluajtën, e në fund e jashtëqitën. Kështu që Maqedonia është fekalja që sheh mos ndoshta prej diku do të paraqitet ndonjë ombrellë evropianë që do ta shpëtonte fekaljen nga dematerializimi nën të rreshurat e shirave të historisë moderne.

Risto Popovski, kolumnë – “Talentë: Manipulime”, Sloboden Peçat
E vërteta se me asgjë, me asnjë manipulim nuk mundet të fshehët fakti se Maqedonia, si qëndrojnë punët, prap mbeti jasht BE –së. Kështu do të jetë së paku edhe një vit, ndoshta edhe më gjatë. Deri kur, nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button