LR-PDSH: Propozim-ligji për procedurë penale është në kundërshtim me Marrëveshjen e Përzhinos

Lëvizja për reforma PDSH reagon ndaj iniciativës së paralajmëruar të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për të ndryshuar ligjin e procedurës penale.

“Ky ndryshim-ligj bëhet me tendencë politike, për të zgjatur, stërzgjatur dhe bllokuar procedurat dhe procesuimin e lëndëve që dalin nga Prokuroria Speciale. Nëpërmjet zgjatjes së afatit për organizimin e palës mbrojtëse nga 15 ditë deri në 3 muaj, koalicioni qeverisës, tenton të përfitojë në kohë për të ushtruar presion ndaj prokurorëve, gjykatësve dhe dëshmitarëve të mundshëm, për raste të caktuara”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

LR PDSH kërkon nga partitë në pushtet VMRO-DMNE dhe BDI që sa më parë të heqin dorë nga ky propozim, që siç thonë ata, është në kundërshtim me Marrëveshjen e nënshkruar të Përzhinos

Të mbajnë duart sa më larg ligjeve që e cenojnë vetë sistemin demokratik dhe juridik të vendit. Vlerësojmë se interesat e qytetarëve të RM-së janë mbi interesat e ngushta klanore dhe politike të partive politike. Ikje nga drejtësia nuk ka, çdo kush që ka bërë shkelje ligjore, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj., duhet të përgjigjet për veprat e bëra”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button