Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë reagon për titullin e gazetës “Vest”

Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë reagon ndaj njoftimit tendencioz të gazetës “Vest”, në lidhje me deklaratën e djeshme të prokurores Fatime Fetai, gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga Prokuroria Speciale, njofton Portalb.

“Veçmas i dënojmë fjalët që janë përdorur në faqen e parë të numrit të sotëm të gazetës “Vest” në të cilën thuhet “Fatime Fetai promovon gjuhë të re zyrtare” dhe “Torturë në shqip”. Tentativa për të manipuluar është e qartë”, thuhet në reagimin e KEMM-së.

Sipas KEMM-së, njoftimi i tillë mund të shkaktojë urrejtje ndëretnike dhe qëndrime diskriminuese, transmeton Portalb.

“Kjo është në kundërshtim me nenin 8 të Kodit Etik të Gazetarëve, në të cilën mes tjerash thuhet se mënyra e informimit në procese gjyqësore patjetër duhet të jetë i lirë nga senzacionalizmat, ndërkaq sipas nenit 10 të Kodit Etik të Gazetareve, gazetari nuk ka të drejtë të inkurajojë diskriminim ndaj asnjë baze, duke përfshirë edhe atë kombëtar”, shtojnë nga KEMM.

KEMM, e rikujton “Vestin” se është nënshkrues i Kartës për raportim etik, në të cilën kartë mes tjerash është edhe parimi i respektit dhe tolerancës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button